MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 03.04.2024

Prishtinë    04/04/2024

Bordi i Drejtorëve miraton listën e aseteve për Shitjen e Aseteve me Likuidim 65.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhje të rregullt dhe miratoi Listën e Aseteve për Shitjen e Aseteve me Likuidim 65. Në këtë takim Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Pyetësorin për vetë-vlerësimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit për vitin 2023, Raportin e Komisionit të Banesave ku u trajtuan 7 raste, Rregullat e Procedurës se Divizionit të Listave të 20% te Punëtorëve dhe dha pëlqimin për bartjen e pronësisë së pronave/ngastrave kadastrale nr. 2927-2, 2937-1 dhe 2947-4 ZK Mitrovicë pronë e Trepça-Commerce dhe pronën/ngastrën kadastrale nr.2926-2 ZK Mitrovicë pronë e N.Sh. “Betonjerka”, në emër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) për projektin – Ri konfigurimi i Stadiumit Olimpik ‘Adem Jashari.’

Pas shqyrtimi Bordi i Drejtorëve dha pëlqimin për bartjen e pronësisë së pronës nr. nr.2307-2 ZK Suharekë, Suharekë pronë e IGK NSh Ballkani - Njësia Damper (PRZ014), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës –Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për nevoja të MMFSK. Këtu Bordi i Drejtorëve miratoi Raportin Përmbledhës të Komisionit për përcaktimin e statusit si Ndërmarrje shoqërore për dy ndërmarrje:  Ndërmarrja për automatizim dhe teknik të matjeve në industri “ATM-PR”, Zagreb dhe Ndërmarrja Botuese Veselin Maslesha Tregtia me Shumice dhe Pakicë, Sarajeve.

Përveç këtyre Bordi i Drejtorëve miratoi largimin e N.Sh. “Kosova Film” nga autoriteti administrativ dhe kompetencat e AKP-së dhe nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, siç e parasheh Ligji për Kinematografinë e Kosovës. Tutje, Bordi i Drejtorëve aprovoi kërkesën e MPB për qiramarrje për nevoja të akomodimit të institucioneve të pronës së QRK “Mekanizimi-Rilindja” në Prishtinë.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi raportet e vlerësimit për asetet e qiradhënies publike të datës 28.02.2024 të aseteve të NSh-ve në likuidim, si dhe disa qiradhënie tjera..  

Për më tepër në këtë takim, Bordi i Drejtorëve miratoi inicimin e procedurave të likuidimit për dy (2) Ndërmarrje Shoqërore/Asete - PRN193 Nacional dhe PRN207 Vojvodina si dhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit lidhur me shpërndarjen e mjeteve në likuidim për N.Sh. Ingjiniering. Bordi i Drejtorëve bazuar në autorizimet ligjore vendosi që për 7 N.Sh. të aprovoj heqjen dorë nga 14 prona  në interes publik të Komunave në lokacionet ku gjenden pronat/ngastrat: si varreza, lumë dhe rrugë publike etj.